Pjesë e grupit të trafikimit të drogës/ Bien në pranga tre shqiptarët në Italia, iu sekuestruan mbi 40 mijë euro
Pas tërmetit të fuqishëm që goditi vendin pak ditë më parë dhe solli dëmtime në banesa të shumta, kanë nisur matjet për rindërtimin e shtëpive të dëmtuara në Ndroq dhe Kashar.
Grupet e punës të përbërë nga ekspertë të ndërtimit, urbanistë dhe përfaqësues të njësisë administrative në Ndroq dhe në Mazrek kanë filluar matjet e nevojshme në mënyrë që të nisë sa më shpejt edhe hedhja e themeleve të reja për rindërtimin e tyre.
Kryebashkiaku Veliaj theksoi se për banesat e dëmtuara nga tërmeti, do të ketë edhe një procedurë të lehtësuar për marrjen e lejes dhe shmangie të taksave në mënyrë që gjithçka të jetë gati sa më shpejt. Kompani të ndryshme i janë bashkuar në këtë iniciativë Bashkisë së Tiranës duke marrë përsipër që të rindërtojnë banesat e dëmtuara.
Pas tërmeteve të vazhdueshme që u ndjenë në Tiranë, të gjitha ekipet e emergjencës së Bashkisë së Tiranës janë në terren për çdo rast të raportuar, për evidentimin e dëmeve dhe nisjen nga puna për rikuperimin e tyre.
Top Channel