Pas tërmetit të fuqishëm që goditi vendin pak ditë më parë dhe solli dëmtime në banesa të shumta, kanë nisur matjet për rindërtimin e shtëpive të dëmtuara në Ndroq dhe Kashar.

Grupet e punës të përbërë nga ekspertë të ndërtimit, urbanistë dhe përfaqësues të njësisë administrative në Ndroq dhe në Mazrek kanë filluar matjet e nevojshme në mënyrë që të nisë sa më shpejt edhe hedhja e themeleve të reja për rindërtimin e tyre.

Kryebashkiaku Veliaj theksoi se për banesat e dëmtuara nga tërmeti, do të ketë edhe një procedurë të lehtësuar për marrjen e lejes dhe shmangie të taksave në mënyrë që gjithçka të jetë gati sa më shpejt. Kompani të ndryshme i janë bashkuar në këtë iniciativë Bashkisë së Tiranës duke marrë përsipër që të rindërtojnë banesat e dëmtuara.

Pas tërmeteve të vazhdueshme që u ndjenë në Tiranë, të gjitha ekipet e emergjencës së Bashkisë së Tiranës janë në terren për çdo rast të raportuar, për evidentimin e dëmeve dhe nisjen nga puna për rikuperimin e tyre.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA