Mëngjesi në stadiumin e Durrësit, vetëm një person i shtrirë në çadrat e emergjencës
23/09/2019 10:11
Pas natës që kaluan në fushën e stadiumit të Durrësit për shkak të frikës nga tërmetet, qytetarët janë larguar në orët e para të mëngjesit.
Në dy çadrat e emergjencës të ngritura në stadium, vetëm një person ishte i shtrirë këtë mëngjes, ndërsa të tjerët janë larguar.
Rajoni i Durrësit ishte epiqendra e tërmeteve që goditën këto ditë vendin. Lëkundjet e tokës janë ndjerë sot deri në orën 02:27. Magnituta e tërmetit të fundit ka qenë 2.7 dhe thellësia 16 km.
Top Channel