Një ekip shkencëtarësh kanë zbuluar një zonë arkeologjike thellë në pyjet tropikalë të Honudrasit, të quajtur “Qyteti i Humbur i Perëndisë së Detit”, ku janë gjetur edhe shumë specie gjallesash që diheshin të zhdukura.

Gjallesat janë të të gjitha llojeve: zogj, zvarranikë e gjitarë. Ky vend arkeologjik njihej si një mit i ëndërruar nga konkuistadorët e shekullit të 16-të. E vetmja gjurmë që ishte publikuar më pas, ishte raportimi i një aviatori, Çarls Lindberg, në vitet 1920, i cili tha se e kishte parë ng qielli kur po fluturonte përmbi zonë.

Shumë eksplorues janë përpjekur ta gjejnë qytetin e lashtë, dhe për herë të parë u identifikua një gjurmë në vitin 2015.

Por ajo që i befasoi më shumë ishte larmia e kafshëve që diheshin të zhdukura, siç i shihni në fotot e mëposhtme.

FOTO GALERI
2/14
Lakuriqi i Natës Fytyrë-Bardhë, u rizbulua 75 vite pasi ishte shpallur i zhdukur.

Top Channel