Seriali i famshëm thriller amerikan, “Damages/Dëmet”, krijuar dhe prodhuar nga treshja Todd A.Kessler, Glenn Kessler, Daniel Zelman, vjen premierë nga e enjtja deri në të shtunën në Top Channel.

Fituesi i çmimeve Golden Globe, primetime Emmy, dhe 15 çmimeve të tjea ndërkombëtare, si dhe nominuar për 76 çmime të tjera ndërkombëtare vjen me kastin e përhershëm që përfshin Glenn Close, Rose Byrne, Ted Danson, Tate Donovan, Zeljko Ivanek dhe Noah Bean.

Ngjarja zhvillohet rreth avokates brilante e të pamëshirshme Patty Hewes luajtur nga Glenn Close, nominuar për 5 çmime Oscar dhe favorites së saj më të fundit, e sapo diplomuara për drejtësi Ellen Parsons luajtur nga Rose Byrne.

Çdo sezon sjell në vëmendje një rast të fuqishëm e të paprecedent që Hewes dhe firma e saj kanë marrë përsipër ndërsa, në fokus vjen gjithashtu kapitulli i marrëdhënieve komplekse midis Ellen dhe Patty.

Ky serial është i vlerësuar nga kritika për teknikat e saj të të shkruarit, duke përfshirë përdorimin efektiv të kthesave të forta të rrjedhës së ngjarjeve dhe narracionin jolinear.

Krijuesit u përqëndruan në marrëdhënien midis një mentoreje dhe favorites së tij: dy gra në pozicione të fuqishme. Todd Kessler e përshkroi këndvështrimin e tij në lidhje me gjininë për rolin që luan në serial, duke thënë “Nuk mendoj se e shikojmë këtë ngjarje thjesht “kjo është një goxha histori përfshirëse femrash”.

Në lidhje me karakteret Zelman thotë ” ne nuk e shikojmë apo pervijojmë çdo personazh si të mirë apo të keq apo diçka të ngjashme. Çfarë vërtet na motivoi të shkruajmë rreth kësaj bote, që në fillim e pa hezitim,është interesi ynë në dinamikat e pushtetit, dinamikat e pushtetit në shoqëri.”

Nën prodhimin e pesë shtëpive, duke përfshirë edhe Sony Pictures Television, seriali ka premierën këtë të enjte në orën 23:00 në Top Channel.

Top Channel