Fjodora Fjora nuk i ndal dot lotët tani që djali u rrit: Është një luftë e madhe rritja vetëm!

16/09/2019 19:28

Gazetarja dhe moderatorja e njohur e kulturës, Fjodora Fjora, ishte e ftuar në studion e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, për të ndarë emocionet e ditës së parë të parashkollorit të djalit të saj, Alteos.

E emocionuar edhe në studio, gazetarja tregoi se ndihet çuditshëm tanimë që Alteo është më i rritur, pasi ky i fundit jo vetëm që e kupton më shumë, por përpiqet edhe të kujdeset për të.

Sa i përket vështirësive të rritjes së djalit si mama “single”, ajo tha se marrja e vendimeve për të ardhmen e tij është sfida më e madhe.

Fjodora pranoi se ka patur raste edhe kur ka qarë, pasi ka menduar se nuk ka vepruar si duhet në situata të caktuara gjatë edukimit të të birit.

Ajo e konsideroi “një luftë të madhe” rritjen e fëmijës vetëm, kjo edhe për shkak të angazhimeve të shumta e mungesës së kohës, megjithatë nuk ngurroi të shprehte mirënjohjen ndaj prindërve dhe njerëzve të tjerë që e kanë mbështetur në këtë rrugëtim të sajin.

Top Channel