Kampioni i UFC për pesha të lehta, Khabib Nurmagomedov, u kthye në Rusi ku takua me një ari të murrmë dagestani.

Babai i tij thotë se kur ishte i vogël e vinte të mundej me ariun: “Çdo fëmijë do që ta shohë i ati se ç’di të bëjë. Sa keq që në atë kohë nuk kishte gjëra më interesante. Mundja me ariun ishte më shumë si provë karakteri, se stërvitje”.

Khabib publikoi videon ku takohej me ariun me të cilin ishte ndeshur në fëmijëri. Videoja u përhap nëpër media e rrjete shoqërore, dhe kjo gjë ndikoi PETA-n, shqoatën e mbrojtjes së kafshëve, e cila e ka quajtur trajtimin e ariut “çnjerëzor”, pasi në video shfaqet i lidhur me zinxhir, dhe i ka kërkuar UFC-së që të shkëpusë marrëdhëniet me Habibin.

FOTO GALERI
3/8

Top Channel