Lodhje? Rathë të zinj nën sy? Si ta kuptoni nëse është mungesë hekuri 07/09 13:24
Shfaqja e Rihanës ishte kryefjala e Javës së Modës në Nju Jork, por edhe të ftuarit VIP ishin të ndaluar të bënin foto apo video.
Fatlumët të cilët ndoqën spektaklin e linjës së të brendshmeve “Savage x Fenty” nuk mund të publikonin imazhe para “Amazon”, që kishte të drejtën ekskluzive për t’a transmetuar.
Eventi, i cili sipas këngëtares nga Barbadosi, u paralajmërua se do të ishte “i çmendur” ishte një ndërthurje mes muzikës, modës dhe kulturës.
Në shfaqje performuan artistë si Big Sean, Halsey, DJ Khaled dhe Migos. Gjithashtu pjesë e saj ishin modelet e famshme Gigi Hadid, Normani dhe Cara Delevingne.
Top Channel