Një burrë që thotë se është pasardhësi i fundit i Hitlerit, është dënuar për pedofili pasi kishte puthur një vajzë 13-vjeçare.

Romano-Lukas Hitler, 69 vjeç, jeton në qytetin Gërlic të Gjermanisë Lindore, dhe thotë se ka lidhje gjaku me Hitlerin nëpërmjet babait të Adolf Hitlerit, Aloisit.

Ai thotë se Aloisi kishte një vëlla të vogël, nipi i të cilit ishte babai i tij.

Babai i vajzës që ka ngritur padi kishte një garazh makinash, dhe ai tha se Hitleri kishte shfaqur interes për ta blerë, por në fakt ai vinte vetëm për vajzën.

Më pas ishte përpjekur ta joshte duke i blerë lule plastike, rroba dhe ëmbëlsira, e madje i kishte kërkuar të martoheshin bashkë.

FOTO GALERI
1/3
Ai ka mohuar të ketë faj, dhe ka thënë se thjesht i pëlqente shoqëria me vajzën. Ndërsa puthja kishte qenë shoqërore. Por kjo nuk e bindi gjykatësin.

Top Channel