Infermierja vë në rrezik fëmijët e sëmurë; pi shishet me qetësues dhe i mbush me ujë

03/09/2019 16:59

Një infermiere u filmua nga kamerat e sigurisë teksa pinte qetësuesit për fëmijët e sëmurë me kancer dhe më pas shishet i mbushte me ujë.

32-vjeçarja, Laura Howe u cilësua me shëndet të rënduar mendor. Veprimi në fjalë vuri në rrezik jetët e shumë pacientëve të vegjël, që rrezikuan të vuanin nga dhimbjet e shumta për shkak se qetësuesit nuk do të kishin efekt. Infermierja, e cila më parë në vegjëli u përball tre herë me sëmundjen e kancerit, pranoi aktin e bërë.

Kështu, Howe është e detyruar të kryejë punë vullnetare për komunitetin dhe të punojë për 120 orë pa pagesë.

Sipas infermieres, qëllimet e saj nuk ishin kurrsesi në dëm të fëmijëve. Ajo veçse nuk ndihej mirë dhe po kërkonte të mbyste dhimbjen e saj me qetësues. Përkundrazi, profesioni i zgjedhur ishte pikërisht një mënyrë e saj për të ndihmuar të sëmurët, njësoj si ajo dikur.

Dyshimet në spital lindën në vitin 2017, ku u vu re se qetësuesit nuk ishin aq rezultatdhënës sa supozoheshin si dhe mungonin shishe të tëra.

Top Channel