Avokatët bojkotojnë Erdogan/ Nuk shkojnë në pritjen e organizuar nga presidenti turk

03/09/2019 10:53

Shumë shoqata të avokatëve në Turqi kanë vendosur ta bojkotojnë këtë vit pritjen e organizuar nga presidenti Rexhep Tajip Erdogan. 52 nga 79 shoqata të tilla që janë gjithsej, nuk do t’i përgjigjen pozitivisht ftesës për eventin e mbajtur si rregullisht në çeljen e vitit gjyqësor pas pushimeve të verës.

Arsyeja është fakti që shteti, po ndërhyn gjithmonë e më shumë në punën e gjykatave turke. Me shqetësim është parë po kështu fakti që eventi është parashikuar të mbahet ne pallatin presidencial, duke minuar kështu ndarjen e pushteteve.

Shoqata lokale e avokatëve në Ankara, sipas DW, nxori një deklaratë ku thuhej se pjesa më e madhe e lirive bazë është shkatërruar, sidomos liria e mendimi.

Të drejtat e mbetura, vazhdon ajo, paraqiten si favore. Erdoani nuk i pranon të tilla pohime, të cilat i cilëson thjesht “supozime fanatike e provokuese”.

“Ky vend nuk më përket mua, është, siç them gjithmonë, Shtëpia e Popullit. Dhe të gjitha institucionet e këtij shteti kanë të drejtë ta përdorin atë lehtësisht“, deklaroi ai.

Megjithatë, pretendimet e juristëve turq i konfirmoi edhe një avokat i Stambollit, në bisedë me Deutschlandfunk. “Gjykatësit nuk kanë më mundësi të vendosin në mënyrë të pavarur, dhe nëse e bëjnë një gjë të tillë, shpesh shkarkohen ose transferohen.

Irida Vasia

Top Channel