Vrau komedianen, dënohet përjetësisht 35-vjeçari, gjykatësi: Ishte krim djallëzor

02/09/2019 10:46

Një burrë është burgosur për përdhunim dhe vrasje djallëzore të komedianes 22-vjeçare.  Jaymes Todd e sulmoi viktimën e tij në një park në Melbourne në qershor të vitit të kaluar.

22-vjeçarja ishte duke shkuar në banesë, pasi kishte bërë një koncert në qytet. Gjykata e dënoi vrasësin me burgim të përjetshëm dhe e quajti krimin si mjaft djallëzor. Gjykatësi tha se shanset për ta rehabilituar Jaymes Todd janë shumë të pakta dhe është shumë i rrezikshëm për komunitetin nëse lirohet.

Gjykatësi shtoi se autizmi i të pandehurit nuk ishte një faktor kontribues në vrasje. Todd më parë ishte shpallur  fajtor për përdhunim dhe akuza për vrasje.

Top Channel