Vitrina e Librit/ Origjina e Gollobordasve të Dibres (Kalabardhët)

02/09/2019 11:42

Agim Kasa
Krahina e Gollobordës (Kalabardhës) është e njësuar me Dibrën që në lashtësi, kur banohej nga fisi ilir i penestëve.

Në mesjetë feudalët arbërorë dhe ngjarjet historike, për këtë krahinë, kanë qenë të njëjta me Dibrën e epërme. Sot, kur shkruajmë për historinë, duhet të paraqesim saktë të kaluarën, në mënyrë që në të ardhmen të mos fshihet nga kujtesa, nga brezat që do të vijnë. Globalizmi gjithnjë e më i madh i shoqërisë, imponon ndryshime të shumta në jetën e secilit prej nesh, ku kulturat e ndryshme po deterritorializohen dhe konvergjohen.

Skeda e librit:
Titulli: Origjina e Gollobordasve të Dibres (Kalabardhët)
Shtëpia Botuese “Dituria” (2019)
Gjuha e publikimit: Shqip
Nr. faqe: 244

Top Channel