Papa Françesku u përball me një situatë të pazakontë këtë të diel që lam pas. Ati i shenjtë mbeti i bllokuar në ashensor për 25 minuta e i’u desh ti kërkonte ndjesë besimtarëve që e prisnin për lutjen e së dielës.

Kreu i Kishës Katolike e nisi Angelusin 9 minuta me vonesë dhe i’a shpjegoi arsyen njerëzve të mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit, për t’a dëgjuar.

“Duhet t’ju kërkoj falje sepse mbeta në ashensor për 25 minuta, pati një luhatje të fortë të energjisë elektrike”, tha ai.

Ndonëse siç mund të mendohet një falenderim do të shkonte për zotin, Papa argjentinas i dha meritat që i takonin edhe skuadrës së zjarrfikësve që e nxori prej andej.

“Një duartrokitje e madhe shkon për zjarrfikësit”, u shpreh ai.

Ashensori privat i Papave, siç njihet ndryshe ai që në Vatikan e quajnë edhe “ashensori i siksit të V-të”, po e çonte Papa Françeskun në katin e tretë të pallatit Apostolic, ku ati i shenjtë do të dilte në ballkon për lutjen e zakonshme.

Ai ka lidhje direkt me apartamentin papnor, ku Bergoglio me dëshirën e tij, ka vendosur të mos banojë, por që zakonisht e përdor gjatë ditës së dielë dhe për raste takimesh zyrtare.

Top Channel