Etapa e tetë e Xhiros së Spanjës u kushtëzua jo pak nga kushtet e motit ku reshjet e shiut u bënë protagonistë, megjithatë ajo u zhvillua pavërisht këtyre kushteve dhe ai që e fitoi atë ishte Nikias Arndt i Team Sunweb.

27 vjeçari ishte jesë e një grupi çiklistësh që krijuan një shkëputje nga pjesa tjetër e garuesve dhe arriti të fitojë në sprintin final të kësaj etape 166.9 km të gjatë nën reshjet intensive të shiut.

Gjermani Arndt la në vendin e dytë në fund të etapës, spanjollin Alex Aranburi, ndërsa në vendin e tretë u pozicionua çiklisti belg i skuadrës Lotto Soudal, Van der Sande.

Përfundimi i etapës së 8 të Xhiros së Spanjës solli ndryshime edhe në renditjen e përgjithshme. Kryesimin dhe Fanelën e Kuqe të eventit e mori francezi Edet që ka lënë pas në vendin e dytë belgun Teuns me 2 minuta e 21 sekonda, ndërsa kolumbiani Miguel angel Lopez zbriti në vendin e tretë me 3 minuta e 1 sekondë më shumë se Edet.

Top Channel