Masakër në SHBA/ 5 të vdekur nga të shtënat me armë e dhjetëra të plagosur

01/09/2019 09:12

“Të paktën pesë persona kanë mbetur të vdekur pasi një person i armatosur, që rrëmbeu një automjet të Shërbimi Postar në West Texas, qëlloi mbi  20 persona”, thanë autoritetet policore.

Sulmuesi u vra dhe tre oficerë të zbatimit të ligjit janë në mesin e të plagosurve.

Shefi i policisë së Odessas, Michael Gerke tha se përveç oficerëve të plagosur, janë edhe 21 civilë. Ai tha se të paktën pesë prej tyre vdiqën.

Nuk ishte e qartë nëse shefi i policisë i ka përfshirë të vdekurit në listën e 21 personave të qëlluar me armë.

Të shtënat me armë zjarri filluan në një ndalesë trafiku, ku autori hapi zjarr mbi policinë. Fillimisht ai kishte rrëmbyer  një automjet të Shërbimit Postar të Sh.B.A-së dhe filloi të qëllonte rastësisht, duke plagosur shumë persona.

Top Channel