Meloni kalon provën e parë para zgjedhjeve të përgjithshme, kandidati i partisë së saj fiton ndaj rivalit të ri të ekstremit të djathtë në rajonin jugor të Kalabrisë
Greqia do të zhvendosë emigrantët nga kampet që gjenden në ishujt grekë, në përpjekje për t’u përballur me valën e re të emigrantëve. Një ditë më parë është marrë vendimi që të shtohen masat e sigurisë në kufijtë e saj.
Këshilli i Qeverisë për Çështje të Jashtme dhe Mbrojtje zhvilloi dje një mbledhje të jashtëzakonshme, pas një numër i madh emigrantësh mbërriti gjatë kësaj jave në Greqi.
Për të ndalur fluksin e emigrantëve në Greqi, do të bashkëpunojë edhe agjencitë e BE-së, Frontex, por edhe NATO. Në Greqi vazhdojnë të qëndrojnë emigrantë të shumtë, që iu është refuzuar kërkesa për azil, por që vazhdojnë të qëndrojnë në këtë shtet.
Në mbledhjen e sotme të Këshillit për Çështje të Jashtme dhe Mbrojtje po ashtu është vendosur që të shkurtohet procedura e azilit – që mund të zgjasë për disa muaj – dhe do të hiqet faza e apelimit për azilkërkuesit që u është refuzuar azili dhe të cilët do të deportohen.
Top Channel