Mbi 1100 emigrantë të paligjshëm mbërrijnë në Kretë brenda një dite, humbi jetën dy prej tyre, katër të lënduar Air Canada është gjendur përballë një situate të pazakontë, kompania ajrore është urdhëruar t`i paguajë një çifti frëngjishtfolës 21,000 dollarë kanadezë apo 15,700 dollarë amerikanë, dhe t`iu shkruajë një letër ku t`i kërkojë ndjesë për shkeljen e të drejtave të tyre gjuhësore.
Çifti u ankua se disa prej shenjave në fluturimin e brendshëm ishin vetëm në gjuhën angleze, ndërsa disa të tjera i jepnin më pak rëndësi versionit francez. Çështja shkoi në gjykatë ku u vendos se linja ajrore kishte shkelur ligjet e dygjuhësisë së Kanadasë.
Michel dhe Lynda Thibodeau nuk u lodhen, por paraqiten plot 22 ankesa ndaj kompanisë në vitin 2016. Një prej argumenteve ishte se fjala “hiq“ qe printuar në rripat e sigurimit vetëm në anglisht, ndërsa përkthimet në frëngjisht të fjalëve të tilla si “dalje” ishin me shkronja më të vogla.
Ky episod nuk është i izoluar.
Në Quebec, shitësve nërpër dyqane u ndalohet të thonë “Hi“. Autoritetet argumentojne se Quebec-u është një qytet me shumice frankofone dhe një komunitet anglishtfolës, ndaj duhet të ruajë origjinalitetin e tij.
Top Channel