Presidenti amerikan, Donald Trump, anuloi udhëtimin e tij në Poloni, pasi siç tha, duhet të qëndronte në vend, për shkak të stuhisë Dorian, që po kërcënon shtetin e Floridas.

“Për të siguruar që të gjitha burimet e qeverisë federale janë të përqendruara në Florida, unë kam vendosur të dërgoj zëvendëspresidentin, Mike Pence, në Poloni këtë fundjavë”, shprehet presidenti, Donald Trump.

Presidenti amerikan tha se është e rëndësishme që ai të qëndrojë në Uashington, për të ndjekur nga afër situatën, duke shtuar se stuhia mund të jetë shumë e fuqishme. Trumpi, ishte planifikuar të nisej për në Varshavë, më 31 gusht për të marrë pjesë në ceremonitë përkujtimore që shënuan 80 vjetorin e fillimit të Luftës së Dytë Botërore.

Ai tha se e kishte njoftuar presidentin polak, Andrzej Duda, më herët gjatë ditës për anulimin e vizitës, dhe se ai po planifikon ta realizojë vizitën në një të ardhme të afërt.

Banorët në Florida kanë filluar të mbledhin ujë dhe ushqime, ndërsa stuhia Dorian vazhdon të fitojë fuqi, ndërkohë që po lëviz përmes Oqeanit Atlantik drejt shtetit jugor të SHBA-ve.

Dorian aktualisht është klasifikuar si një stuhi e kategorisë së parë por shkencëtarët thonë se ajo mund të godasë tokën si një stuhi e rrezikshme e kategorisë së katërt.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA