Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi ka dekretuar sot shpërndarjen e Parlamentit, pas vendimit të marrë fillimisht nga deputetët. “Sot e dekretova shpërndarjen e Legjislaturës sё VI-tё tё Kuvendit tё Republikës sё Kosovës”, njofton Thaçi, teksa publikon edhe dekretin.

Por pavarësisht shpërndarjes së Parlamentit, presidenti ende nuk ka dekretuar datën për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, për të cilat thotë se do të konsultohet me partitë politike.

“Pas konsultimeve me partitë politike, nё përputhje me kompetencat e mia kushtetuese, do tё vendos sё shpejti për datën e zgjedhjeve tё përgjithshme tё parakohshme. Ky ёshtё edhe njё test shtesë për forcimin e demokracisë nё Kosovës, tё cilin institucionet, subjektet politike dhe qytetarёt do ta kalojnë me shumë sukses”, shkruan Thaçi.

Parlamenti në Kosovë u shpërnda pas vendimit të Ramush Haradinajt për të dhënë dorëheqjen nga posti i kryeministrit, si rezultat i marrjes në pyetje nga Gjykata Speciale në Hagë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA