20 aspirantë nga e gjithë bota, të zbukuruar, me makeup dhe me kostume të guximshme, po përballen në një betejë epike, me kitarë në skenë, por pa një instrument në dorë…

Kampionati botëror Air Guitar mbahet në një qytezë të vogël finlandeze, Oulu, jo larg rrethit arktik, prej 24 vitesh dhe është bërë një institucion në vendin që krenohet se organizon kompeticione të çmendura për çdo gjë, që nga vrapimi duke mbajtur gruan mbi shpinë e deri te qëndrimi ulur, nudo mbi foletë e milingonave.

Por, pavarësisht se ideja e kërcimit përreth një skene, i veshur si magjistar, shpellar apo gorrillë, ndërsa i bie furishëm një kitare imagjinare, mund t’i duket një idiotësi shumëkujt, garuesit që kërkojnë titullin botëror, e marrin atë tejmase seriozisht.

Kam luajtur instrumente të ndryshme gjatë viteve, por jam i kufizuar nga aftësitë e mia teknike. Kjo, është një fletë e bardhë…e hapur…ku mund të bësh gjithçka”, tregon dikush.

Top Channel