“Type 64” e vitit 1939, u quajt si makina e parë e Porsche, prototipi i parë që u pasua nga marka e famshme, dhe u nxor në ankand këtë të shtunë për 20 milionë dollarë, në Monterej, Kaliforni.

Por ankandi nuk u krye, për shkak se vetë kompania “Porsche” ndërhyri nëpërmjet zëdhënësit të  “Muzeut Porsche”, dhe thanë se kjo makinë nuk është  në fakt “Porsche”.

Ngatërresa vjen prej bashkëpunimit që ka pasur Ferdinand Porsche, themeluesi i kompanisë, me markën “Volkswagen”.

Porsche dizenjoi makinën e parë popullore të Volkswagen-it, “Beetle”, modeli që mban rekord për jetëgjatësinë më të madhe në prodhim.

Kur Ferry Porsche, djali i Ferdinand Porsche, shiti makinën “Type 64”, në kontratë ishte shkruar “Volkswagen Sport”.

Por zëdhënësi i muzeut, edhe pse tha se kjo makinë nuk është e tillë, e pranoi që përfaqëson ADN-në e Porsche.

FOTO GALERI
10/12
Më pas, Porshyce ia shiti “Type 64” pilotit të famshëm austriak të garave, Oto Mate, në vitin 1949. Por në kontratë shkruhej “Volkswagen Sport”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA