Digjitalizimi dhe oferta e Digitalb, 1 shtatori do të ndërpresë transmetimet analoge

19/08/2019 19:37

Numri i pjesëtareve po rritet dita ditës në familjen e madhe të Digitalb. Aurela është një kliente e re që shfaqi interes për ofertën më të mirë që Digitalb ka nxjerrë në treg në këtë proces digjitalizimi.

Për 4440 lekë të gjithë mund të abonohen 3 muaj në paketën familjare si dhe përfitojnë dekoderin tvb t2 falas. Ndërlidhja e aparatit me televizorin është tepër e thjeshtë.

“3 fisha i vendosa te dekoderi dhe vinte sinjali në televizor. Sic ma shpjegoi dhe punonjësi ishte fare e thjeshtë. Vetëm me 4440 lekë tani shikoj jo vetëm kanalet e lira por të gjitha ato që përfshin Digitalb”, shprehet Aurela Deliu.

Aria e vogël është me e gëzuar për ofertën e Digitalb-it.

“Është shumë e mirë se unë kam dhe një fëmijë të vogël që të shikojë gjithashtu programet për fëmijë, si Cufo Bang Bang që vajza ime kënaqet”, thotë më tej Aurela Deliu.

1 shtatori është afati i fundit për kthimin e transmetimit nga analog në digjital dhe kjo bëhet e mundur me dekoderat e dvb t2. Por më e mira është të mos prisni afatin përfundimtar kur edhe fiket sinjali i vjetër televiziv.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA