Barcelona e nisi me humbje këtë vit kampionatit diçka që nuk ndodhte që prej 11 vitesh.

Në transfertën kundër Bilbaos katalanasit ishin shumë të paqartë në fushë duke konfirmuar edhe një herë se kanë shumë punë për të bërë që të arrijnë fitoren e trofeve.

Bilbao befasoi Barçën që në minutat e para, duke bërë presing lart dhe duke krijuar një sërë rastesh shënimi, por fati dhe Ter Stegen mbajtën rrjetën të paprekur për shumë minuta. Nga ana tjetër katalanët u zgjuan shumë vonë dhe kërcënimin e parë e dhanë në minutën e 37’, kur Suarez goditi shtyllën ndërsa më pas u largua i dëmtuar për t’i lënë vendin Rafinhës.

Braziliani shtoi fantazinë dhe vetëm 3 minuta pasi hyri në fushë, kërcënoi portën vendase me një predhë spektakolare, që u grushtua nga portieri bask dhe më pas u përplas në traversë, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej në barazim pa gola.

Pjesa e dytë pati më pak ritëm, me Bilbaon që ndërroi strategji dhe kaloi në pritje, duke kundërsulmuar me shpejtësi sa herë që rikuperonte topin, ndërsa në nëj zbritje të tillë, në minutën e 89’, sulmuesi veteran Aritz Aduriz shënoi një gol spektakolar me rofeshatë, pas një krosimi nga krahu.

Goli i Aduriz ndezi stadiumin ‘San Mames’ dhe shokoi dhe Barcelonët e cila ishte e pafuqishmë për të reaguar në minutat e mbetura.

Ju ftojmë të shikoni super golin:

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA