Policia e Tiranës ka sekuestruar 463 gram lëndë narkotike Cannabis Sativa, e ndarë në doza gati për shitje si dhe ka vënë nën pranga poseduesin, njëkohësisht edhe shpërndarës i lëndës narkotike.
Gjatë operacionit të koduar “Muzgu” u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit L. S., 19 vjeç, lindur në Tiranë.
Policia kishte marrë informacione në rrugë operative se shtetasi L. S., në qytetin e Tiranës, kryesisht në rrugën “Dhimitër Shuteriqi”, u shiste lëndë narkotike, kryesisht Cannabis Sativa, personave të ndryshëm, përdorues të lëndëve narkotike.
Në momentin e kapjes, të riut iu gjetën një sasi dozash lëndë narkotike Canabis Sativa, e gatshme për ta hedhur në treg.
Gjatë kontrollit në banesë, policia ka gjetur edhe një sasi tjetër dozash me lëndë narkotike, gjithsej 463 doza me lëndë narkotike Cannabis Sativa, të futura në qese farmaceutike.
Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Top Channel