Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, çifti përfundon në spital në gjendje asfiksie
Gjyqi ndaj ish presidentit Ilir Meta është shtyrë më datë 15 tetor.
Siç bën me dije gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, shkak i shtyrjes së seancës është bërë mungesa e avokatëve të ish presidentit, të cilët po zbatojnë bojkotin e Dhomës Kombëtare të Avokatisë.
Sakaq gjykata ka pezulluar afatet e paraburgimit dhe ka gjobitur me dy avokatët e Metës dhe Kryemadhit me nga 5 mijë lekë.
Në seancë ish-presidenti Ilir Meta shprehu se mungesa e avokatëve po përdoret në mënyrë abuzive për të pezulluar afatet e paraburgimit.
“Sikurse e dini nga përvoja në këtë çështje, ashtu sikurse edhe prokurorët e dinë, unë kam qenë i pranishëm qe prej ditës së parë. Në mënyrë abuzive përdoret mungesa e avokatëve për pezullimin e afateve të paraburgimit, në mënyrë që të mos më njihet asnjë ditë burg. Nuk e kuptoj konfliktin mes avokatëve dhe Gjykatës. Unë nuk mund t’i kërkoj avokatit tim të humbas licencën. E kundërshtoj kërkesën e prokurorisë që të pezullohet ecja e afateve të paraburgimit. Unë jam këtu dhe jam që të vijoj gjykimi, ose ndryshe ky konflikt është i stisur. Unë kam kërkuar ndërhyrjen e Kuvendit, unë nuk jam shkak i këtij konflikti”, tha Meta.
Gjithashtu në seancë, pasi trupa la sallën, Meta ka shprehur se konflikti është i stisur nga shokët e Ergys Agasit.
Top Channel