Një 42-vjeçar është në pranga nga policia pasi ka tentuar të vjedhë kasafortën e një banese në Himarë.
42 vjeçari dyshohet se në bashkëpunim me dy persona të tjerë ende të paidentifikueshëm, kanë tentuar të vjedhin në banesë kasafortën e shtetasit F.Q., por nuk kanë arritur të marrin asgjë.
Njoftimi
Himarë
Tentohet të vidhet kasaforta e një një banese në Himarë, vihet në pranga një nga autorët.
Më datë 12.08.2019, Shërbimet e Policisë të Komisariatit Himarë kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit G.V., 42 vjeç, banues në Vlorë.
42 vjeçari dyshohet se në bashkëpunim me dy persona të tjerë ende të paidentifikueshëm, kanë tentuar të vjedhin në banesë kasafortën e shtetasit F.Q., por nuk kanë arritur të marrin asgjë.
Vazhdojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Vjedhje e mbetur në tentativë” kryer në bashkëpunim.
Top Channel