Procesi i digjitalizimit të transmetimeve televizive kërkon pajisjen e dekoderit tokësor DVB T2 për të gjithë ata që nuk kanë një televizor smart me dekoder të integruar të këtij tipi.

DigitAlb ofron dekodera DVB T2 të një cilësie të lartë dhe të lehtë për t’u përdorur. Përveç paketave të DigitAlb-it, qytetarët mund të shohin pa pagesë të gjitha kanalet televizive kombëtare dhe lokale. Instalimi i dekoderit DVB T2 të DigitAlb-it është majft i thjeshtë dhe realizohet në pak minuta.

“Instalimi i dekoderit DVB T2  bëhet në tre hapa. Montimi  është shumë i thjeshtë, vendosim antenën, kabllon HDMI edhe korrentin. Kalojmë televizorin në HDMI dhe është gati.” shpjegon ndër të tjera Amant Spirollari, përfaqësues i DigitAlb-it.

Top Channel