Janë miratuar sot mandatet e 40 këshilltarëve të bashkisë në Kamëz, të cilët do të punojnë për këtë bashki në katër vitet e ardhshme. E pas këtij akti është betuar si kryebashkiaku i ri i Bashkisë së Kamzës, Rakip Suli.
Gazetarja e Top Channel Elda Menga, në raportim live, tha se zoti Rakip Suli është shoqëruar nga deputeti Taulant Balla dhe Ervin Bushati, për të bërë betimin kreu i ri i Bashkisë së Kamzës, e cila prej 12 vitesh është drejtuar nga Xhelal Mziu. Konstituimi i këshillit deh betimi i Rakip Sulit është zhvilluar në ambientet e brendshme të shkollës “Ibrahim Rugova”.
Në fjalën e tij përshëndetëse, Rakip Suli falenderoj votuesit, të cilët sipas tij pavarësisht presioneve shkuan në kutitë e votimit.
“Në mënyrë të veçantë për PS dhe Ramën që më dha mundësinë që të jem kryetar i Kamzës. Jam mirënjohës për skuadrën e 30 qershorit, u arrit që të hapet një faqe e re për Kamzën. Nga sot interesi i qytetarëve të Kamzës, mbrohet nga ne. Qytetarëve të Kamëz deri tani janë shtuar hallet dhe jo zgjidhur. Një rrjedhë historie e mbrapsht që nuk ka sjellë as zhvillim dhe as mirëqenie për qytetarët e Kazmës”, tha Suli.
Ndërkohë Xhelal Mziu bëri kërkesë në Gjykatë për të qenë palë në këtë proces dhe dorëzoi pranë saj të gjitha provat që sipas avokatit të tij, Ivi Kaso tregonin se zgjedhjet e 30 qershorit nuk ishin legjitime, por kjo kërkesë e tij nuk u pranua.
Në përditësim
Top Channel