Sami Frashëri
Dashuria e Talatit me Fitneten është roman i shkruar turqisht nga Sami Frashëri, botuar për herë të parë në vitin 1872. Kjo ngjarje ndodh në Askaraj. Këtu paraqitet një dashuri e cila bëhet e pamundur.

Talati në shikim të parë dashurohet me Fitneten. Fitnetja është një vajzë jetime dhe jeton me burrin e dytë të nënës së saj. Talati pasi e kupton se Fitnetja nuk mund të dal nga shtëpia e saj, ai vendos të maskohet si vajzë me emrin Ragibe. Ragibja ngjan shumë me Talatin. Talati i maskuar si vajzë i thotë se e ka edhe një vëlla me emrin Talat (pasiqë ai është i maskuar si vajzë). Fitnetja më pas mëson shkrim dhe lexim e ai sa për tu takuar me të shkon të mësoj endjen.

 

Fitneten duan ta martojnë po ajo nga dhimbja sëmuret dhe ata nuk e detyrojnë. Më pas Talati sëmuret dhe Fitneten duke e mashtruar e martojnë por ajo asnjëherë nuk heq dorë nga Talati.

Kur një ditë burri i saj e pyet a e do, ajo thotë po por si baba pasi ai është shumë i vjetër, ai zemërohet dhe i thotë të mos e dojë në atë mënyrë e ajo e mërzitur e heq hajmalinë që e mban në qaf prej sa vitesh dhe ja lëshon në dorë atij.

Dhe mbyllet në dhomë. Burri i saj nga kureshtja e hap hajmalinë dhe e kupton se ai është babai i saj. Kur shkon në dhomë e sheh të shtrirë në tokë të bijën e tij me pas vjen dhe Talati dhe kur e sheh në atë gjendje Fitneten vdes i mërzitur nga kjo ngjarje. Pas disa ditësh vdes edhe babai i Fitnetes. Shumë njerëz mërziten nga kjo dhe shumë prej tyre pësojnë nga nxitimi. Përralla në përrallë, dukati në ballë.

       Skeda e librit:

  • Titulli: Dashuria e Talatit dhe Fitnetes
  • Shtëpia Botuese: Fan Noli (2018)
  • Titulli origjinal: Ta’aşşûk-ı Tal’at ve Fitnât
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • Formati: me kapak të hollë
  • faqe: 152
  • Përkëthyesi: Raif Morina

 

Top Channel