Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, 2400 studentët të rinj në 3 fakultete

01/08/2019 12:31

Pas 10 vitesh nga themelimi i tij, Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, është sot një nga institucionet private më elitare të arsimit të lartë privat në vend. Me një infrastrukturë të standardeve europiane e mbi të gjitha me filozofinë që vendos studentët në qendër, UMSH ofron plot 29 programe studimi në 3 fakultetet e tij: Drejtësi, Ekonomi, Shkenca Psikosociale.

Këtë vit do të pranohen rreth 2400 studentë të rinj, të cilët duhet ta zgjedhin UMSH si një nga 10 preferencat për të vazhduar shkollën e lartë. Në të kundërt, pranimi në UMSH është i pamundur.

Kurrikulat, janë të hartuara në mënyrë të tillë që çdo student i UMSH-së pasi përfundon studimet integrohet menjëherë në tregun e punës. Nga 10 mijë studentët të diplomuar mbi 85 përqind janë sot të punësuar në binzese private apo administratë publike.

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, ka marrëveshje bashkëpunimi me pjesën më të madhe të institucioneve publike dhe private ku studentët kryejnë praktikat profesionale dhe pasurojnë cv e tyre. Kompanitë private rekrutojnë që në auditorë studentët më të mirë duke i ofruar vende pune studentëve të UMSH, çka është vlerë e shtuar për këtë universitet.

Stafi akademik i kualifikuar është një tjetër pikë e fortë e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë. Pjesa më e madhe e pedagogëve kanë studiuar jashtë vendit, ndërkohë që vitet e fundit ekspertë të njohur të fushave të ndryshme i i janë bashkuar këtij Universiteti në pozicione të rëndësishme.

Rreth 10% e numrit të studentëve të pranuar për herë të parë në programin Bachelor dhe Master në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë, financohen me bursa të kategorive të ndryshme.

Që nga themelimi i tij UMSH ka patur një politikë bursash që u ka ofruar mundësi arsimimi familjeve me ndihme ekonomike, jetimë, fëmije dëshmorësh, me aftësi të kufizuara.

Rreth 1500 familje kanë përfituar nga kjo skemë.

Top Channel