Tekstilet janë në një pikë kthese; emergjencën ekologjike. Dhe Hauts de France, i ka të gjitha mundësitë për ta bërë modën e të ardhmes më të përgjegjshme.

Në Rubaix, në veri, përballë një morie makinash qepëse, ka printer të gjelbër me bojëra pa kimikate, që shpalosin pëlhura shumëngjyrëshe. Atje gjen edhe çanta të bëra nga materiale të riciklueshme apo të pa shitura.

Është një laborator idesh dhe një “uorkshop” i përbashkët për kompanitë dhe krijuesit – lexohet në një tabelë.

Gjithçka ndodh në një fabrikë të vjetër, 300 metra katror. 120 sipërmarrës, tregtare dhe marka veshjesh, janë bashkuar, ndajnë mjetet dhe aftësitë, prodhojnë seri të vogla produktesh, ekologjike, të ricikluara, dhe shpikin modele të reja biznesi. Dhe kjo, me qëllim që industria e dytë në botë që ndot më shumë, moda, të ndryshojë.

“Për t’ia dalë mbanë” – thonë nismëtarët – “ne duhet të prodhojmë më pak, por me më shumë cilësi, me çmimin e duhur, dhe që të mund të riciklohet”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA