Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për interpretimin e aktit të dorëheqjes.

Kryeministri i dorëhequr i kosovës, ramush haradinaj, ka dorëzuar në gjykatën kushtetuese kërkesën për interpretim të aktit të dorëheqjes së tij nga posti i kryeministrit dhe përcaktimin e kompetencave dhe funksionimit të qeverisë, pas këtij akti.

Sic shkruante Haradinaj në Facebook, qëllimi i kërkesës është që jo vetëm të kërkojë sqarim për situatën juridike të krijuar pas dorëheqjes, por edhe të shmanget vakuumi institucional, dhe që interpretimi i Gjykatës Kushtetuese të qartësojë situata të ngjashme në të ardhmen.

“Dërgimi i kësaj çështjeje në Gjykatën Kushtetuese është dëshmi e përgjegjësisë institucionale, që Qeveria të veprojë brenda kuadrit kushtetues dhe ligjor, e si pasojë, të mos lejojë vakuum institucional deri në zgjedhjen e Qeverisë së re”, shkruan Haradinaj në Facebook.

Ai thotë se do të donte që gjykata të japë një vendim shpejt dhe i bëri thirrje presidentit të Kosovës, parlamentit dhe partive politike, të ndërmarrin veprimet e duhura për shpalljen e zgjedhjeve parlamentare.

Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit më 19 korrik, pasi është ftuar nga Prokuroria Speciale në Hagë për t’u intervistuar në cilësinë e të dyshuarit për krime lufte.

Formimi i Gjykatës Speciale ka pasuar një raport të Këshillit të Evropës në vitin 2011, i cili ka konstatuar se ka prova të mjaftueshme për të nisur hetime kundër disa ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që dyshohet se kanë kryer krime kundër serbëve dhe disa shqiptarëve, gjatë dhe pas luftës në Kosovë. Gjykata Speciale do t’i trajtojë krimet e supozuara që përfshijnë periudhën janar 1998 – dhjetor 2000.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA