Në Hoshtevë të Zagorisë 2 vjet pas shkatërrimit të urës 200 vjeçare të Ali Pashës banorët flasin për vështirësi të shumta.

Në verë thotë kryetari i fshatit Hoshtevë, Paskal Nasi banorët kalojnë në lumë. Por në dimer ndërpritet çdo lloj komunikimi për rreth 6 fshatra.

Më 5 Janar 2017, Top Channel paralajmëroi rrezikun e shembjes së urës 230 vjeçare por ekipi i ekspertëve të Ministrisë dhe Monumenteve të Kulturës garantoi se rrezikshmëria nuk ishte e nivelit të lartë dhe se ura ishte e qëndrueshme e do të resturohej së shpejti në një periudhë pa reshje.

Ura u shemb një muaj më vonë por ndërgjegjësoi autoritetet për restaurimin e një tjetër monumenti në rrezik urës mesjetare të Manastirit të Nivanit. Njëri prej ndërtuesve që mori pjesë në restaurim sugjeron rikthimin e urës së Hoshtesën sipas stilit origjinal.

2 vjet pas shembjes në shtratin e lumit të Zagorisë gjenden pjesë të gërmadhave të urës. Ende askush nuk është kujdesur t’i nxjerrë ato në breg.

Ura e Hoshtevës ishte ndër monumentet më të rralla të periudhës së ndërtimeve të Ali Pashës, dëshmi e shkëmbimeve tregtare, të mesjetës së vonë në këtë krahinë.

Top Channel