Pasi nuk ia doli të marrë në huazim mbrojtësin e Juventusit, Merih Demiral, Milani ka hedhur sytë në kampionatin brazilian dhe është shumë pranë firmës me futbollistin e Flamengos, Leo Duarte.
Konfirmimi vjen nga vetë klubi brazilian, që në një deklaratë sqaroi se oferta është interesante dhe se palët po diskutojnë për detajet finale të operacionit që do të veshë kuqezi mbrojtësin 23-vjeçar.
Leo Duarte është një futbollist mjaft i fortë në markim, ndërsa për të dytin sezon me radhë, po shkëlqen në formacionin e Flamengos, duke bindur Maldinin e Massarën, që t’i japin në shans.
Për më tepër, kartoni i tij vlerësohet rreth 11 milionë euro, shifër lehtësisht e përballueshme për kuqezinjtë, që do të kenë më pas mundësinë të shpenzojnë më shumë para për të forcuar repartet e tjera.
Top Channel