Ndërron jetë 27 vjeçari në Dibër, dyshohet se qëlloi veten me armë
26/07/2019 18:18
Në spitalin e Peshkopisë ka ndërruar jetë një 27 vjeçar me iniciale E.T., i cili mbërriti me plagë të shkaktuara nga një armë zjarri.
I riu u transportua në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, por nuk ka mundur të përballojë plagën.
Policia dyshon se 27 vjeçari ka qëlluar veten me armë, por hetimet vijojnë për të zbardhur ngjarjen.
Top Channel