Wake Up/ Ekspertët e UBT: Sigurojmë se prodhimet bujqësore në Shqipëri janë bio

24/07/2019 13:22

Një javë më parë, në “Wake Up”, ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti tha se konsumatorët duhet të kenë kujdes për frutat dhe perimet me pesticide që gjejmë kudo në treg duke bërë edhe disa eksperimente në kushtet e shtëpisë.

Sot iu rikthyem kësaj teme me dy profesorë të Universitetit Bujqësor, të cilët shpjeguan këndvështrimin e tyre se si është situata në tregun shqiptar. Prof.Dr. Fatbardh Sallaku dhe Prof.Dr. Shpend Shahini thanë se nuk ka vend për panik pasi duhet të kryhen analiza specifike nga laboratorë të certifikuar. Eksperimentet në kushtet e shtëpisë, apo informacioni që shpërndahet në rrjetet sociale për sigurinë ushqimore nuk vërteton se ka tepricë të hormoneve apo pesticideve në frutat dhe perimet që konsumojmë.

Top Channel