Wake Up/ Anthony Çako: Jam 100% francez por Shqipërinë e dua

24/07/2019 14:15

Anthony Çako, prej kohësh i është përkushtuar muzikës, por tashmë sapo ka realizuar dhe albumin e tij të parë të titulluar “Enigma”, i cili përmban 6 këngë.

Edhe pse është lindur dhe rritur në Paris, ai 3-4 herë në vit vjen në Shqipëri, por këtë herë ardhja e tij lidhet dhe me anën profesionale pasi është i ftuar në “Mik Festival” në Korçë, ku sopranoja e njohur Inva Mula është dhe organizatorja e festivalit. Veç kësaj Anthony është i ftuar dhe në Sunny Hill Festival në Prishtinë në fillim të muajit gusht. Artisti ishte i ftuar sot në “Wake Up” ku ndau për publikun detaje rreth projekteve që do ta mbajnë të impenjuar këtë verë.

Top Channel