Wake Up/132 fshatra nën hetim në Indi. Arsyeja aborti selektiv

24/07/2019 14:13

Një hetim kombëtar ka përfshirë 132 fshatra në Indi mbi abortet e dyshimta selektive, pasi të dhënat e qeverisë treguan se asnjë prej 216 fëmijëve të lindur përgjatë tre muajve të fundit nuk ishin vajza.

Autoritetet në Uttarkashi, (Indi) thanë se niveli zyrtar i lindjeve të bebeve femra ishte “alarmues”.
India e ndaloi me ligj abortin selektiv të fetuseve femra në vitin 1994, por praktika mbetet ende një gjë e zakonshme në vend, pasi prindërit i shohin djemtë si shtylla të familjes ndërsa vajzat si detyrime të kushtueshme. Të 132 fshatrat ku gjatë 3 muajt e fundit ka rezultuar se nuk ka lindur asnjë vajzë janë shenjuar me vizën e kuqe dhe do të jenë nën hetim nga qeveria.
Nëse konstatohet se prindërit kryejnë abort selektiv ato do të përballen me ndëshkime të rënda të ligjit; gjoba dhe burgim. Vitin e kaluar një raport i qeverisë indiane gjeti se rreth 63 milionë gra statistikisht janë “vrarë” që në bark të nënës për shkak të abortit selektiv.
Në shoqërinë patriarkale të Indisë, fëmijët meshkuj konsiderohen si familjarë dhe kujdestarë të ardhshëm, të cilët kanë detyrimin të kujdesen për prindërit e tyre kur të plaken.

Top Channel