Qytetarët investonin projekte të pasigurta pas parashikimeve, arrestohet “fallxhorja” së bashku me të bijën në Australi, përfituan me mashtrim 46 mln dollarë
Petrit Lekaj, një shqiptar në Adelaide të Australisë, me origjinë nga Shkodra, po mbahet nga policia si i akuzuar për vrasjen e vajzës së tij, Sabrina Lekaj, pasi kishte dalë me shoqet gjatë natës.
20-vjeçarja u gjet e vrarë në makinë, e goditur me thikë, pak orë pasi ishte ndarë nga shoqet. Mamaja e saj telefonoi policinë të paktën një orë pasi vajza kishte vdekur.
Policia gjeti babain 49-vjeçar pranë saj, brenda në makinë, të lyer me gjak dhe me plagë thike në bark. Policëve iu desh të thyenin xhamin e makinës që t’i nxirrnin të dy. Babai u mor në pyetje dhe më pas u mbajt i arrestuar, ndërkohë që ndaj tij është ngritur akuza për vrasjen e së bijës. Ai pritet të dalë në gjyq këtë të premte, pasi është operuar për plagët.
Shoqja e ngushtë tha për mediat australiane se vajza kishte shprehur shqetësim se do t’i bërtiste babai kur të shkonte në shtëpi, pasi e kishte kaluar mbrëmjen duke festuar me të, deri natën vonë.
Vajza njihej si studente e zonja dhe pianiste e talentuar. Gjimnazin e kishte mbaruar në vitin 2016 me mesatare 99.36, ndërsa tani ishte duke vazhduar shkollën e lartë për imazheri mjekësore dhe piano klasike, me rezultate të shkëlqyera.
Top Channel