Wake Up/“Oferta më e mirë” promovon bizneset në kanalin e Top Channel në Youtube

23/07/2019 12:47

Prej kohësh Top Channel është fokusuar në emisionet dedikuar për “YouTube” dhe së shpejti në kanalin e tij do të shtohet dhe programi i ri “Oferta më e mirë”.

Një program qe i kushtohet reklamimit të biznesit me anë të videove, intervistave me përfaqësues të biznesit dhe realizimin e profileve të bizneseve. Ky program do të jetë një udhëzues për produktet, shërbimet, çmimet, ofertat që bizneset ofrojnë për klientin, si dhe për identifikimin e nevojave të konsumatorit. Emisioni do të realizohet brenda ambienteve të bizneseve dhe me përfaqësues të kompanive. Pjesë e këtij emisioni mund të jetë çdo biznes në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.

Top Channel