Wake Up/ Anija 500 vjeçare gjendet në Detin Baltik

23/07/2019 13:07

Një anije që mendohet se është mbytur rreth 500 vjet më parë është shfaqur në sipërfaqe të Detit Baltik.

Ajo është ruajtur në gjendje shumë të mirë dhe sipas arkeologëve kjo dhe falë ujërave të ftohta të detit por identitetit i saj mbetet i panjohur. Vetë arkeologët nënujorë të cilët e kanë zbuluar e quajnë Okänt Skepp që në suedisht do të thotë “Anije e panjohur”. Sipas tyre për afro 500 vjet Deti Baltik mbajti në thellësitë e tij këtë anije që mendohet se i përket epokës së Rilindjes (rilindjes historike jo kësaj tonës:))
“Anija e panjohur” u mbyt gjatë periudhës që Kolombi po zbulonte botën e re. Por ajo u shfaq papritmas kohët e fundit, e ruajtur mirë në ujërat e akullta të Baltikut. Në fakt sinjali i parë i saj u zbulua një vit më parë por vetëm tani është mundur të shihet nga afër dhe arkeologët janë të bindur se drurit që është përdorur por dhe nga mënyra sesi ajo është ndërtuar i përket viteve 1500. Gjithsesi pjesa më interesante në këtë zbulim janë prerjet në formë pllakata prej bakri që janë gjetur në anije.

Top Channel