Wake Up/ Pakti për universitetin u bë vetëm për studentët e Tiranës

22/07/2019 13:37

Qëndresa Qytetare nëpërmjet nismës “Arsimi në Fokus” me mbështetjen e Qendrës Olof Palme, ka publikuar gjetjet e raportit të dytë të monitorimit të Paktit për Universitetin, duke përfshirë çdo akt, afat, vendim apo iniciativë të adresuar në këtë dokument politikash. Ky raport përkon me periudhën e dytë të monitorimit 1 prill – 30 qershor 2019.

GJETJET KRYESORE të raportit treguan se :Karta e Studentit dhe Investimi në konvikte u zbatua vetëm në nivel lokal duke diferencuar studentët e Tiranës nga ata të 5 bashkive të tjera universitare, të cilat nuk përfituan asnjë fond për investime në konvikte si dhe studentët e këtyre universiteteve të mos gëzojnë të drejtën ligjore për t’u pajisur me Kartë Studenti.

35 anëtarët e rinj të bordit përfaqësues të MASR u premtuan se do të ishin figura publike por vetëm 13 prej tyre janë figura publike ndërsa 22 anëtarë janë persona me profil të ulët sa i përket prezencës dhe informacionit që gjendet për ta në publik.Qeveria nuk mbajti premtimin për nisjen e procesit të rishikimit të titujve shkencorë dhe kontrollit anti-plagjiaturë brenda muajit Qershor 2019 sipas VKM nr. 777.

Gjatë kësaj periudhe asnjë titull shkencor nuk është kontrolluar apo raportuar për plagjiaturë në universitete.

Biblioteka online përmban një numër të lartë të materialeve shkencore në gjuhë të huaj, megjithëse kjo platformë kushtoi 687.825 USD studentët nuk arrijnë të gjejnë informacion që përkon me kurrikulat e tyre mësimore dhe nuk aksesojnë asnjë libër apo material shkencor në gjuhën shqipe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA