Një ish-vegjetariane ka zbuluar se si ajo ushqen familjen e saj, me kafshë të cilat ajo vet i gjuan.

Rachel Carrie, 35 vjeç, nga Yorkshire, ka qëlluar 80 fazan, 40 rosa dhe rreth 125 pëllumba, gjatë vitit të kaluar.

Ajo gjuan me lejen e fermerëve dhe pronarëve të tjerë të tokës dhe djali i saj adoleshent ka ngrënë kafshë gjahu që në prej moshës katër vjeçare.

Carrie dikur ishte një vajzë vegjetariane dhe këmbëngul se ajo i adhuron kafshët dhe ka ushqyer e ndihmuar kafshë të egra, të plagosura. Ajo beson se vegjetarianët dhe veganët duhet ta konsiderojnë atë si aleatë.

“Vegjetarianët dhe veganët, qitësit dhe gjuetarët duhet të arsimohen. Ne nuk jemi armiku, “thotë ajo.

Carrie shprehet se ka qenë vegjetariane që prej moshës 7 vjeçare dhe qëndroi kështu për 5 vite, por pikëpamjet e saj filluan të ndryshonin kur babai i saj e mori së bashku me të në gjueti për lepuj.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel