Aksident i rëndë në hyrje të Pogradecit, humbi kontrollin mbi mjet dhe përplaset me murin anësor të një tuneli, lëndohen shoferi dhe pasagjeri
Një vajzë 17 vjeçe ka ndarë fotografitë tronditëse të fëmijërisë së saj, të cilat vënë në sipërfaqe realitetin e rritjes së fëmijëve nga një nënë e droguar.
Adoleshentja nga Idaho, ka postuar albumin shkatërrues të familjes në Reddit dhe Imgur këtë javë së bashku me detajet që i është dashur të kalojë ajo vetë dhe 4 vëllezërit e motrat e saj.
“Unë këtu jam 18 muajshe”, shkruan tek një foto që adoleshentja ka qenë e shtrirë në një dhomë të ndotur dhe të mbushur me sende që shërbejnë për përgatitjen e drogës.
“Po, këto që shihni tek dritarja janë gjilpëra dhe po kështu dukej e gjithë shtëpia”, vazhdon të rrëfejë 17-vjeçarja.
Një tjetër foto tregon motrën e saj në moshë të vogël, e cila po rri në dyshemenë e mbuluar me rroba të ndotura dhe plehra të hedhura gjithandej. Një tjetër imazh shfaq kuzhinën e familjes, e cila më shumë është e mbushur me ilaçe se sa me ushqim.
Vajza shpjegoi se fotografitë ishin bërë nga vëllai i saj, atë kohë 16 vjeç dhe imazhet e tmerrshme ia tregoi mësuesit të tij në shkollë. Ky i fundit telefonoi Shërbimin e Mbrojtjes ndaj fëmijëve dhe ata u larguan prej nënës së droguar.
Publikimi i fotove ka pasur reagime të shumta në lidhje me jetesën e frikshme që bënin vogëlushët me nënë e droguar.
Top Channel