“S’janë studentë”/ Rama lexon me emra të arrestuarit e dhunës në protestë: Me precedentë të rëndë kriminalë, nga vrasjet, te trafiku i drogës e dhuna në familje
23/10 17:19
Mungesa e sinjalistikës në By-Passin e Fierit shkakton kaos për drejtuesit e mjeteve, të cilët ngatërrojnë rrugën.
Në pjesën fundore të by-pass nuk ka asnjë tabelë orientuese. Ky aks rrugor është shumë i mbingarkuar edhe për shkak të frekuentimit të vijës bregdetare në jug të vendit.
Problematika rendohet edhe me tepër për turistet e huaj që vijnë për pushime, por edhe drejtimi për në pikën kufitare.
Ky by-pass lidh Shqipërinë e mesme me jugun dhe vijën bregdetare nga Vlora në Sarandë. Hapja e këtij bypassi në fillim të sezonit turistik ka shmangur trafikun brenda në qytetin e Fierit, por mungesa e mbikalimeve, ka sjellë probleme për fermerët e zonës.
Top Channel