Ebola në Milano/ Dy raste të dyshuara, aktivizohet protokoll i posaçëm shëndetësor për një burrë dhe një grua që ishin kthyer nga Uganda Arben Ristani foli pa ‘doreza’ sot në Top Talk duke thënë me zë shumë gjera që Demokratët ndoshta i mendojnë por nuk guxojnë t’i thonë. Përballë gazetarit Denis Dyrnjaja, ish-Sekretari i Përgjithshëm i PD-së tha se djegia e mandateve nga Opozita nuk ishte rruga e duhur, sidomos mosfutja në zgjedhje.
Ish-nr 2 i Partisë Demokratike është i mendimit se tani që opozita nuk e realizoi dot objektivin, Basha duhet të reflektojë.
“Ne momentin kur është marrë vendimi edhe unë kam qenë pjesë e trupës qe e mori vendimin për të djegur mandatet. U duk se ishte zgjidhja e vetme për të sensibilizuar Shqiptarët për të keqen që po ndodhte, për t’i thënë Shqiptarëve se kjo nuk behej per karriget e deputetëve të PD-së. Duhej kjo rrugë radikale edhe për të bindur partnerët ndërkombëtarë por tashmë rezultati është ky që kemi në tavolinë, që opozita e bashkuar nuk e arriti dot objektivin që zgjedhjet të mos realizoheshin, gjithashtu nuk u arrit të merrnim dot perkrahjen e partnerëve ndërkombëtarë. Pra duke u nisur nga pasojat besoj se nuk ishte rruga e duhur, sidomos mosfutja ne zgjedhje. Por prapë është reflektim personal. Duke u nisur nga rezultati, për sa kohë nuk arritëm ta largojmë Ramën, për sa kohë nuk arritëm të moszhvilloheshin zgjedhjet në 30 qershor, duke u nisur nga rezultati, fakti është që rruga nuk ishte e duhura”.
I pyetur nga gazetari Denis Dyrnjaja për faktin se opozita ndodhet e papërfaqësuar as në nivel vendor dhe as ne nivel qendror, Ristani tha: “Kjo e ka dëmtuar jashtë mase jo vetëm opozitën dhe elektoratin e djathtë por edhe me gjerë sepse e ka lënë elktoratin të papërfaqësuar. Nuk janë më pjesë e parlamentit, nuk janë më pjesë e pushtetit lokal, nuk janë pjesë e këshillave bashkiakë dhe ky është një dëm që i është shaktuar jo vetëm elektoratit të djathtë por edhe shqiptarëve”
Por a mund ta tkurrë kjo Partine Demokratike?
“Sigurisht që ka pasoja në elektorat sepse do të duhet që kjo të kompensohet. Duhet shtuar doza e njerëzve idealistë në ato nivele sa të kompensojnë qënien e opozitës jashtë institucioneve”, u përgjigj Ristani.
Top Channel