Publikohet data për kandidaten e tretë në Gjykatën Kushtetuese, Anila Kristani Guri. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi nuk mund të kryejë procesin e pikëzimit të pretendentëve pa përfunduar vettingu për 3 kandidatët gjyqtarë. Ndërkohë, kandidatët e tjerë jo-gjyqtarë,  KED ua ka bërë vetë vettingun.

Regelta Panajoti është konfirmuar në detyrë nga KPK. Ajo ka kandiduar në dy thirrje të hapura për të plotësuar vendet vakante të Gjykatës Kushtetuese, ndërkohë që procesi i vlerësimit të kandidatëve është duke u kryer nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

Për kandidatin tjetër, Ilir Mustafaj ende nuk është shpallur vendimi nga KPK. Rreth 4 ditë më parë, Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Ilir Mustafaj, doli për të dytën herë para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për vettingun, ku kërkoi përjashtimin e anëtares Xhensila Pine, kërkesë që iu refuzua.

KPK deklaroi se ka mospërputhje në çmimet e deklaruara për një apartament. Vetë Mustafaji kërkoi një proces të rregullt ligjor dhe të paanshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA