Frrok Çupi në Top Talk: Radikalizimi i paralajmëruar i opozitës, sfidë jo ndaj qeverisë, por SHBA-së

11/07/2019 16:38

Një ditë më parë, në studion e Top Talk, ishte i ftuar ish-Presidenti Nishani, i cili paralajmëroi edhe një radikalizim të opozitës në ditët në vijim.

Por për Frrok Çupin ky radikalizim i paralajmëruar i opozitës është sfidë jo ndaj qeverisë, por SHBA-së.

“Unë sot nuk e shoh përplasjen mes mazhorancës dhe minorancës politike. Unë sot e shoh përplasjen mes pjesën që tenton modernizimin e shtetit, si ndërtimin e një drejtësie modern dhe pjesës tjetër. Njerëzit kanë kuptuar më në fund që kemi me vete SHBA dhe BE. Nëse dikush thotë radikalizim i politikës kundër mazhorancës politike, realisht po themi për radikalizim kundër Amerikës, kundër reformë në drejtësi”, u shpreh ai, duke shtuar “Ne ndodhemi në një moment që o do të ndërtohet drejtësia e re, ose s’ka rrugë tjetër”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA