Ndonjëherë jemi aq të dashuruar me përrallat sa që duam të sjellin në jetën tonë një pjesë të vogël të tyre. Por jini të kujdesshëm, sepse ndonjëherë dëshirat tuaja mund të bëhen realitet.

Pronari e quan macen e tij “Dukesha”, personazh i marrë nga një film i animuar dhe ajo sjell në jetë tre këlyshët e saj, të ngjashëm si tek filmi i animuar “The Aristocats”.

Macja u adaptua në vitin 2018 nga zonja Shelby Seëell-Lopez, e cila jeton në Teksas. Dukesha nuk ishte në shëndet të mirë, ishte shumë e brishtë, qimet i kishin rënë, kishte hernie dhe parazit. Por në sajë të dashurisë dhe kujdesit të Shelby, Dukesha u kthye u bë një mace e bukur me karakter të matur dhe të qetë.

Familja e saj e re mendonte se Dukesha ishte sterilizuar dhe për këtë arsye nuk ishte shumë i shqetësuar për “takimet” e saj romantike. Por një ditë ata e gjetën lart në dollap dhe pranë diçkaje që dukej si mi, por ishin gabuar. Në fakt ai ishte një kotele ngjyrë e zezë. Më pas zbuluan edhe kotelet e tjera, të bardhë dhe të kuq. Me ardhjen në jetë të tyre, u formua i gjithë kasti i familjes “The Aristocats”. Pronarja i ka emëruar kotelet, njësoj si personazhet e filmit të animuar.

 

FOTO GALERI
3/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA